Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje kohe kur Kosova do të jetë pjesë e aleancës atlantike, NATO-s.
Ai ka përmendur edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
“Gadishulli i Ballkanit një ditë do të jetë i integruar në NATO. Mendoj që është vetëm çështje kohe për Kosovën, Serbinë e Bosnjën që të jenë pjesë e aleancës”.
“Jam skeptik se çfarë ndodh në lindje për vende si Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina, do të përfundojnë të jetojnë nën një zonë gri, një zonë e mesme mes Rusisë e kufijve të NATO-s”, ka thënë Kupchan. /Klankosova.tv
The post Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO appeared first on Klan Kosova.