Profesori i njohur amerikan, Charles Kupchan, ka deklaruar se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk paraqet rrezik për vendin, por është një hap i nevojshëm për avancimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe për ndërtimin e besimit ndërkombëtar.
Kupchan ka theksuar se modele të autonomisë politike për komunitetet pakicë janë të pranishme në shumë vende të botës dhe mund të shërbejnë si shembuj për Kosovën.
Ai ka përmendur si shembuj vendet si Libani, ku komunitetet kanë një peshë të ndryshme në qeverisje, dhe Kanada, ku frankofonët gëzojnë të drejta speciale për përfaqësim dhe gjuhë.
“Jo, nuk mendoj se është rrezik. Në shumë shtete të tjera ekzistojnë aranzhime që ofrojnë nivele autonomish politike për komunitetet e minoriteteve – qoftë në Liban, ku komunitetet kanë peshë të ndryshme në qeveri, apo në Kanada, ku frankofonët kanë të drejta të veçanta për përfaqësim dhe gjuhë”, ka thënë ai në Tëvë1.
Kupchan ka shtuar se në shoqëritë shumë-etnike si Kosova, është thelbësore të ndërtohen mekanizma që garantojnë sigurinë dhe të drejtat politike dhe kulturore të pakicave. Ai ka theksuar se paktet e tilla janë të rëndësishme për t’u siguruar që minoritetet të ndihen të sigurta dhe që të drejtat e tyre respektohen.
“Janë marrëveshje që janë arritur në shoqëri shumë-etnike për të siguruar që minoritetet të ndihen të sigurt dhe të kenë të drejta politike, dhe që gjuha dhe kultura e tyre të respektohen”, ka thënë ai.
Profesori amerikan ka paralajmëruar se pa ndërmarrjen e hapave konkret, procesi i dialogut mund të mbetet i bllokuar, dhe Kosova do ta ketë të vështirë të arrijë objektivat e saj ndërkombëtare. Sipas tij, ndonëse ky proces mund të shoqërohet me sfida dhe pasiguri, vendimi për të mos vepruar do të ishte më i rrezikshëm.
“Po, do të përballesh me rrezikun e vazhdimit të Asociacionit, por asgjë nuk është e pakthyeshme. Nëse Kosova krijon Asociacionin dhe Serbia refuzon të angazhohet, atëherë duhet të shqyrtoni hapat e ardhshëm. Por, në çdo rast, duhet të ecet përpara, duhet të krijohet një moment”, ka thënë Kupchan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);