Pasi dje gjysmëfinalen e siguruan Llapi dhe Drenica pas fitoreve ndaj Malishevës, respektivisht Ferizajt, edhe e enjtja do të sjellë përballje interesante në Kupën e Kosovës në futboll në kuadër të fazës çerekfinale.
Katër skuadra do të luftojnë për dy vendet e lira të mbetura në gjysmëfinale.
Prishtina do të jetë mysafir i Vëllaznimit të Gjakovës, në përballjen që do të zhvillohet nga ora 13:00 dhe transmetohet direkt në kanalin sportiv S1 të platformës Artmotion.
Në orar të njëjtë zhvillohet edhe ballafaqimi tjetër, mes Prishtinës së Re dhe Dritës, ndeshje kjo që do të transmetohet në kanalin sportiv S2 të platformës Artmotion.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>