Këtë të marte zhvillohen tri ndeshje, dy nga Italia e një në Spanjë të cilat transmetohen në kanalet sportive të Artmotion.
Nga ora 18:30 në Sport 2 në Artmotion zhvillohet ndeshja e 1/8-ës së finales së Kupës së Italisë mes Bolognas dhe Monzës, e cila do të jetë nën komentimin e gazetarit Naim Selmanit.
Në pesë ndeshjet e fundit, Bologna përballë Monzës ka dy fitore, një humbje dhe dy barazime, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, në ora 19:00 në Sport 1 në Artmotion vjen ndeshja mes Mallorcas së sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit dhe Barcelonës, e cila do të jetë nën komentimin e gazetarit Arlind Sadiku.
Në Estadi Mallorca, Barcelona udhëton pas një serie jo shumë pozitive në pesë ndeshjet e fundit, ku ka dy humbje, një barazim dhe dy fitore, të cilat fitore i ka në Champions League.
Ndërsa, Mallorca në pesë ndeshjet e fundit në La Liga ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim, teksa përballë Barcelonës, në pesë xhirot e fundit i ka katër humbje dhe një barazim.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, në pesë ndeshjet e fundit përballë Barcelonës e ka një gol të shënuar dhe një asistim të dhuruar, njofton Klankosova.tv.
Kurse, nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion transmetohet LIVE ndeshja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Sassuolos, nën komentimin e Andin Lokajt.
Të dy skuadrat në pesë ndeshjet e fundit kanë seri pozitive, ku Milani në të gjitha garat i ka tri fitore, përfshirë atë ndaj Real Madridit në Champions, dhe dy barazime, teksa Sassuolo ka katër fitore e një barazim.
Në pesë xhirot e fundit ku këto dy skuadra janë përballur me njëra tjetrën, Milani i ka dy fitore, Sassuolo një, ndërsa dy herë janë ndarë baras.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.