Të enjten në “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar është Vlora Çitaku, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet për një debat që filloi mbrëmë dhe vazhdoi edhe sot mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me formimin e Gjykatës Speciale.
Temë diskutimi sot do të jetë edhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë, ku tashmë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mandatuar deputetin e LVV-së Albin Kurti për krijimin e ekzekutivit.
Gjithashtu, me Çitakun do të diskutohet edhe për rezultatin e zgjedhjeve lokale, për qëndrimet e PDK-së lidhur me formimin e qeverisë, si dhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi Lista Serbe iu drejtua sërish Gjykatës Kushtetuese.
A do të kemi qeveri apo zgjedhje të reja?
Këto dhe shumë tjera mund t’i ndiqni sot në “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Kunjat mes VV-së dhe Edi Ramës për Thaçin e Specialen, Vlora Çitaku sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.