Departamenti amerikan i Shtetit është deklaruar rreth vendimit të së mërkurës të gjykatës në Bosnjë dhe Hercegovinë për ta dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik.
Zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce ka shkruar në X se kundërshtojnë çdo veprim të udhëheqësve lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin.
âNe e njohim vendimin e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës sot në lidhje me Presidentin e Republikës Sërpska Millorad Dodikâ.
âShtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada në një Bosnjë dhe Hercegovinë të qëndrueshme. Ne kundërshtojmë me vendosmëri çdo veprim të udhëheqësve lokalë që do të minonin sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinësâ, shkroi ajo, transmeton Klankosova.tv.
Gjykata në Bosnjë dhe Hercegovinë e ka dënuar të mërkurën presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës politike.
Dënimi erdhi për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>