Një vendim e mori, por zgjidhje nuk solli. Duke qenë se aktgjykimi i Kushtetueses që u nxor për kërkesën e AAK-së nuk e zhbllokoi Kuvendin, të parës iu trash kutia e kërkesave e ankesave.
Kjo falë një lënde të re, kësaj radhe nga LDK-ja, parti kjo që po pretendon se Vetëvendosje nuk po i ndalë shkeljet as pas vendimit të 26 qershorit.
Në subjektin e tretë presin që aktgjykimi për lëndën e tyre të konstatojë qartë në dispozitiv se kryesuesi, Avni Dehari, po bënë shkelje. Madje, LDK po kërkon që të mos mbetet vetëm me kaq.
Në dokumentin që u dorëzua të premten të Gjykatën Kushtetuese nuk kërkohet masë e përkohshme, ndërsa u tha se deputetët e LDK-së do marrin pjesë në seanca, ani se me një plan.
Lënda e LDK-së është e treta nga partitë politike që dërgohen në Kushtetuese, prejse Kuvendi u stopua në një ngërç të thellë. PDK e dorëzoi të enjten shkresën e saj, ndërsa edhe vetëvendosje ka bërë të ditur se ka në plan ta bëjë një veprim të tillë.
Me gjasë, lëndët e PDK, LDK dhe VV nuk do të marrin përfundimin siç presin këto subjekte.
Një nga kërkesat e partive që dërguan lëndë në kushtetuese, është edhe qartësimi se çfarë parashihet të ndodhë pas 30 ditëve të përcaktuara në aktgjykimin e 26 qershorit. Ky afat ishte dhënë si koha e fundit kur duhet të konstituohet Kuvendi.
The post Kundërshtimi komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston n’foltore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.