E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportKundërshtarit të Kosova Düsseldorfit i vidhen sende me vlerë në zhveshtore dhe...

Kundërshtarit të Kosova Düsseldorfit i vidhen sende me vlerë në zhveshtore dhe një automjet

Klubi Kosova Düsseldorf ka njoftuar se gjatë pushimit mes pjesëve në ndeshjen ndaj Kapellen, në dhomën e zhveshjes së klubit kundërshtar janë vjedhur sende me vlerë, si dhe një automjet.

“Ndeshja e sotme kundër SC Kapellen u ndërpre pas përfundimit të pjesës së parë, ku skuadra jonë kryesonte me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Astrit Hyseni në minutat e fundit të pjesës së parë”, thuhet në njoftimin e Kosova Dusseldorfit.

“Fatkeqësisht, gjatë pushimit mes pjesëve ndodhi një incident i rëndë që nuk ka aspak lidhje me sportin. Në dhomën e zhveshjes së ekipit kundërshtar janë vjedhur sende me vlerë, si dhe një automjet”.

“Ne si klub distancohemi plotësisht nga çdo veprim i tillë që shkon përtej etikës sportive dhe jemi të angazhuar në mbështetjen e plotë të lojtarëve dhe ekipit të SC Kapellen për zbardhjen e shpejtë të kësaj çështjeje. Të tilla akte nuk kanë vend në sport, dhe ne dënojmë me forcë çdo sjellje që cenon integritetin e lojës apo marrëdhëniet mes ekipeve”.

“FC Kosova Düsseldorf ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për të ndërtuar marrëdhënie respekti dhe besimi me ekipet kundërshtare, duke kultivuar lojën fer dhe korrektësinë në çdo ndeshje. Nuk do të lejojmë që incidente të tilla të dëmtojnë emrin dhe reputacionin që klubi ynë ka ndërtuar me përkushtim dhe mund ndër vite”.

“Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet për të zbardhur këtë rast dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT