E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeSportKundërshtarët e mundshëm të Dritës, në fazën e parë kualifikuese për Ligën...

Kundërshtarët e mundshëm të Dritës, në fazën e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve – Indeksonline.net

Sezoni 2024/25 po shkon drejt fundit, me Dritën që tashmë e ka siguruar titullin e katërt në histori, gjersa kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

Qëkur Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA, klubet kosovare kanë pasur mundësi të luajnë në parakualifikime/kualifikime të kompeticioneve europiane për tetë vite rresht, me Trepçën ‘89 e Prishtinën që e kishin nisur të parat.

Nga këto tetë vite, Drita është klubi që e ka shijuar Europën më së shumti, gjithsej shtatë herë – vetëm në sezonet 2017/18 dhe 2019/20 nuk ishte paraqitur në këto gara.

Dy herë, Drita ka luajtur në parakualifikimet për Ligën e Kampionëve. Herën e parë e kishte kaluar këtë raund, por ishte mposhtur nga Malmo në fazën e parë kualifikuese. Herën e dytë në parakualifikime, ndonëse e kishte fituar ndeshjen e parë, në të dytën u eliminua me rezultat zyrtar, shkaku i COVID-it.

Drita në Europë është magnet i klubeve të mëdha e i shortimeve të vështira. Sa herë luan në këto gara, fati i vë përballë skuadrave si Malmo, Feyenoord, Legia, Viktoria Plzen. Skuadra që për shumë kohë edhe luanin në grupe të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, kësaj here duket se gjithçka do të jetë më lehtë për klubin bardhekaltër.

Drita është pjesë e shortit të fazës së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, duke qenë pjesë e ekipeve bartëse.

Kësisoj, në short do të ketë kundërshtarë më të lehtë, të paktën në letër.

Budućnost, Inter d’Escaldes, Levadia Tallinn, Dinamo Minsk, Kairat, Noah, Differdange, Iberia, Vikingur, Shelbourne e Virtus janë zyrtarisht kundërshtarët e mundshëm të Dritës, së bashku me Shkëndijën.

Kanë mbetur edhe dy kundërshtarë për t’u konfirmuar: kampioni i Shqipërisë dhe kampioni i Maltës, që mund ta sfidojnë Dritën në këtë fazë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT