Kundërmimi bllokon nënkalimin, nxënësit rrezikojnë në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)

Kundërmimi bllokon nënkalimin, nxënësit rrezikojnë në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)

Kundërmimi i tepërt ka bërë që nënkalimi në kryeqytet të mos shfrytëzohet.

Nxënësit të cilët duhet të kalojnë andej për të shkuar në shkollë, detyrohen të marrin një rrugë dytësore më të gjatë dhe më të rrezikshme nëpër rrugët e Prishtinës.

Lidhur me këtë problematikë, një prind ka shprehur shqetësimin e tij në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

“Shqetësimi është jashtëzakonisht i madh, sepse duhet me kalu shumë rrugë, shumë rreziqe, si nëpër qytet sikur fëmijët e vegjël me kalu te shkolla. Nënkalimi do të ishte shumë i mirë, por ja që ai është definitivisht i pashfrytëzueshëm. Rallë kush e shfrytëzon, kur hyn brenda, duhet me mbyll hundën, është shumë keq”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

The post Kundërmimi bllokon nënkalimin, nxënësit rrezikojnë në rrugët e kryeqytetit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.