Real Madridi është mposhtur në udhëtim nga Espanyoli i Marash Kumbullës me rezultat minimal prej 1-0.
“Mbretërit” shënuan në pjesën e parë me anë të Viniciusit por që goli u anulua për pozitë jashtë loje në minutën e 20-të të takimit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 51-të, Mbappe pati një shans të artë për të shënuar pas një kthimi të topit brenda zonës, por që topi goditi vetëm shtyllën.
Shtyllën e goditi edhe Rodrygo në minutën e 76-të, Espanyoli shënoi pas një kundërsulmi fantastik në minutën e 85-të ndeshjes, njofton Klankosova.tv.
Reali sulmoi deri në fund por që nuk arritën që ta barazonin rezultatin.
Me këtë fitore, Espanyoli ik nga zona e rrezikshme dhe pozicionohet në vendin e 17-të me 23 pikë, kurse Reali gjendet në vendin e parë me 49 pikë, një më shumë se Atletico Madridi dhe shtatë më shumë se Barcelona e cila luan nesër.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>