E hënë, 5 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeKultura, stili dhe legjendat e muzikës bashkohen në Met Gala 2025

Kultura, stili dhe legjendat e muzikës bashkohen në Met Gala 2025

Vëmendja e botës së modës dhe artit është e përqendruar tashmë te Met Gala 2025, eventi më i përfolur i vitit që këtë 5 maj rikthehet në mënyrë madhështore në Muzeun Metropolitan të Artit në zemër të New York-ut.

Këtë vit, Gala vjen me një temë me peshë të veçantë “Superfine: Rrobaqepësi me Stil të Zi”, një homazh ndaj ndikimit të thellë dhe të shumëanshëm që kultura me ngjyrë ka pasur ndër dekada në industrinë globale të modës.

Në këtë natë të shkëlqimit dhe simbolikës, do të jenë emra që kanë lënë gjurmë jo vetëm në art e muzikë, por edhe në historinë kulturore të shoqërisë. Figurat legjendare si Madonna, Diana Ross, Stevie Wonder dhe Lauryn Hill do të jenë mes të ftuarve special, përkrah yjeve bashkëkohorë si Lorde, Bebe Rexha, Angela Bassett, Demi Moore, Chris Rock dhe Jimmy Fallon, të cilët pritet të sjellin interpretimin e tyre të temës përmes veshjeve që tejkalojnë estetikën dhe hyjnë në sferën e deklaratave sociale.

Ngjarja nuk do të jetë vetëm skenë për yjet e ekranit dhe muzikës, por edhe për botën e sportit, ku pritet të parakalojnë sportistët Paige Bueckers dhe Miles Chumley-Watson, duke theksuar përfshirjen dhe përfaqësimin nga fusha të ndryshme të suksesit.

Ndërkohë, organizimi i këtij edicioni vjen me emra të mëdhenj në krye si Pharrell Williams, Colman Domingo, Lewis Hamilton dhe A$AP Rocky do të mbajnë rolin e bashkëkryetarëve, ndërsa vetë LeBron James, ikona e basketbollit amerikan, do të jetë kryetar nderi, duke i dhënë eventit një tjetër dimension.

Për ata që nuk mund të jenë fizikisht në sallë, transmetimi i drejtpërdrejtë do të nisë nga ora 18:00 në platformat digjitale të Vogue, duke bërë që kjo mbrëmje e modës dhe simbolikës të jetë e qasshme për miliona ndjekës anembanë botës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT