Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2026 me 62 vota për dhe 36 kundër, pavarësisht kundërshtive të opozitës.
Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Glauk Konjufca, u shfaqën të qetë dhe buzëqeshën gjatë seancës, edhe pse Partia Demokratike nuk e mbështeti ligjin dhe LDK e AAK nuk panë të realizuara propozimet e tyre për amandamente.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti është i përkohshëm dhe emergjent, ndaj nuk kishte mundësi për ndryshime nga ekzekutivi.


