Kukullat ‘Labubu’, kanë pushtuar rrjetet sociale, dhe me to, edhe zemrat (apo frikërat) e mijëra fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën.
Një ndër ato që e ka përqafuar trendin është influencerja e njohur Selma Isufi.
Ajo ka treguar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, se ka blerë disa nga këto kukulla të çuditshme dhe i ka vendosur si pjesë të dekorit në biznesin e saj, duke tërhequr interes të madh, veçanërisht nga fëmijët.
“Janë të pazakonta, nuk kanë as shprehje të dashur e as të frikshme. E ndoshta kjo është arsyeja pse të gjithë janë të fiksuar pas tyre”, tregoi Arta e ftuar në studion e emisionit, përcjell Klankosova.tv.
Por çmimi, nuk është edhe aq i mirë sa dukja.
Kukullat ‘Labubu’ kushtojnë nga 20 dollarë e deri në 2 mijë dollarë, në varësi të madhësisë dhe faktit nëse i përkasin koleksioneve të rralla./Klankosova.tv.
Për më shumë detaje, ndiqni videon e plotë:
The post Kukulla ‘Lababu’ çmend rrjetin! – por sa kushton kukulla e frikshme? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.