Një gabim mjekësor që i kushtoi shumë një familjeje të tërë…
Nëntorin e vitit të kaluar, KIKS Kosova raportoi për një 31-vjeçar i cili kishte shkuar në Spitalin e Pejës për një operim të thjeshtë.
Në mes operacionit, kirurgu kishte lajmëruar familjen se Adnani kishte tumor andaj do duhej të intervenonte me patjetër.
Operacioni u krye e gjendja e Adnanit sa po shkonte e po bëhej më e rëndë.
Temperaturë, të vjella e shumë probleme të tjera po e karakterizonin gjendjen e tij i cili assesi nuk po bënte më mirë.
Gjendja e Adnanit nuk po e shqetësonte aspak kirurgun që kishte kryer operacionin.
Sipas familjarëve, vendosja e qeses për mbetjet fiziologjike nuk ishte vendosur siç duhet.
Si pasojë e këtij gabimi, Adnanit i ishte helmuar gjaku dhe analizat e diagnostikuan me sepsë.
Me të kuptuar gjendjen aspak të mirë të Adnanit, kirurgu Bujar Vrella kishte udhëzuar familjen Muleci që të birin e tyre të e nisnin për në QKUK.
Dëshmitarë të gjendjes së rënduar të tij u bënë edhe mjekët në QKUK.
Brenda vetëm 5 dite nga operacioni i kirurgut Vrella, Adnani 31-vjeçar humb jetën në shtratin e Klinikës Intensive në QKUK.
Mulecët e Pejës janë të bindur se vdekja e djalit të vetëm të familjes, erdhi si pasojë e gabimit mjekësor të kirurgut Vrella dhe neglizhencës së mëtejme.
Pjesë të hulumtimit, KIKS Kosova pati edhe përballjen me vetë Bujar Vrellën.
Ky i fundit nuk pranoi assesi që të jepte intervistë për televizionin.
Duke u larguar me nxitim teksa po ndiqej nga ekipi i KIKS Kosovës, Vrella thotë se nuk ndien pikë përgjegjësie pasi Adnani vdiq në QKUK. /Klankosova.tv
The post “Kuku doktor, ma paske mytë djalin…”/ Familja akuzon kirurgun Bujar Vrella për vdekjen e 31-vjeçarit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.