Me emocion të thellë, Erjona Gjikolli, gazetarja dhe moderuesja e emisionit Kiks Kosova, ka ndarë me publikun humbjen e rëndë të babait të saj.
Ajo u paraqit sonte në studio me setrën e babait, një kujtim të tij kur ai ishte shëndetshëm, pa sëmundje, dhe e mbante këtë veshje me krenari.
”Të hanën më ka vdekë babi, njeriu që ka besu shumë në mu. Shikues i rregullt i Kiks Kosovës që na ka pa çdo natë. Sonte kam ardhë me këtë setër, që është e babit tem – kur ka qenë shnosh, e pa sëmundje”.
”Unë kom me mbajtë për jetë me kujtimet më të mira për të”.
Ajo mes tjerash u shpreh mes lotësh se java që la pas, ka qenë ndër javët më të trishta të jetës së saj, por njëherit një ndër ditët kur ajo është ndjerë shumë krenare.
The post Kujtimi i shikuesit besnik të Kiks Kosova, gazetarja emocionon për humbjen e rëndë të babait (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.