Kandidatja për kryetare në Komunën e Deçanit, nga Partia Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi ka thënë se në disa qendra të votimit zyrtarët e AAK-së po iu bëjnë presion qytetarëve.
Kuçi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar një video, në të cilën pretendon se kryetari i rinisë së AAK-së, Selim Lokaj është duke iu bërë presion qytetarëve për votim.
Ajo në postim i drejtohet organeve kompetente për reagim.
“Në disa qendra të votimit zyrtarë të AAk-së po bëjnë presion. Ata janë aty jashtëligjshëm. Këtu është kryetari i rinisë, Selim Lokaj duke bë presion në për votim. Pres nga organet kompetente me vepru shpejt”, ka shkruar Kuçi në postim. /Telegrafi/