Kuçi: Juniku më i fortë, më i pastër dhe më i bukur po vjen

Kuçi: Juniku më i fortë, më i pastër dhe më i bukur po vjen

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka dhënë një mesazh mobilizues për qytetarët në prag të zgjedhjeve lokale.

Në një postim drejtuar bashkëqytetarëve të tij, Kuçi ka theksuar se Java e re do të shënojë kthesën për Junikun, duke u shprehur i bindur se qyteti do të rikthehet “në duart e veta”.


“Nga e hëna tjetër, Juniku do të rikthehet sërish në duart e tij. Tani është momenti ynë! Agron Kuçi, kryetari i ardhshëm, është gati të vazhdojë punët e mira dhe të sjellë ndryshimin që Juniku e meriton,” ka deklaruar ai.

Kuçi ka theksuar se fitorja e AAK-së do të nënkuptojë një Junik më të fortë, më të pastër dhe më të bukur për të gjithë, duke ftuar qytetarët që të bashkohen në këtë përpjekje.

“Bashkë, asgjë nuk mund të na ndalë! Le të ngremë zërin dhe të bëjmë ndryshimin së bashku,” ka përfunduar kandidati i AAK-së.