Biletat për ndeshjen mes ekipit francez të futsallit dhe atij të Kosovës, e cila do të luhet më 4 shkurt nga ora 20:00 në Futuroscope Arena në Poitiers (Vienne, Francë) kanë dalë në shitje sot.
Ato mund t’i gjeni në ueb-faqen zyrtare të biletave të FFF-së: billetterie.fff.fr.
“Les Bleus” (të rankuar në vendin e 10-të sipas klasifikimeve botërore të FIFA-s dhe gjysmëfinalistë në Botërorin e Futsallit të FIFA-s në Uzbekistan më 2024) do të jenë nikoqirë të Kosovës (e 64-ta në FIFA) për herë të parë në historinë e tyre në kuadër të kualifikimeve për kampionatin e ardhshëm të UEFA Evropianit në Futsall, i cili do të mbahet në Lituani dhe Letoni nga 18 janari deri më 8 shkurt, 2026.
Çmimet e biletave variojnë nga 5 euro deri në 15 euro. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>