Deputeti i VV-së, Dimal Basha sot grumbulloi votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur Kryetar i Kuvendit. Kjo nuk ndodhi me dëshirë nga ana e deputetëve të partive të tjera, por siç thanë nga PDK-ja, u desh të zhbllokohej ngërçi që ka kapluar vendin tash e sa muaj.
Kryetari i ri, dikur veç deputet, ka shkruar deklarata skandaloze në drejtim të mediave në vend.
Në një postim të bërë gjatë shkurtit të këtij viti, Basha sulmonte direkt gazetarët, për të cilët tha, kanë dezinformuar, keqinformuar, shpifur e manipuluar, sipas tij, në dëm të shtetit.
Madje i njëjti, gazetarët i quajti edhe “langareca”.
“Janë pagu, na kanë luftu, kanë dezinformu, kanë keqinformu, kanë shpif, kanë manipulu e krejt në dëm të shtetit! Nuk ka njeri të zëshëm që nuk e kanë sulmu, e as anëtarët e familjes nuk i kanë kursy! Kanë bullizu e kanë përqesh për 4 vite rresht, ndërkohë janë bë milionera! Tash m’kallzojnë qysh duhet m’i zgjedh fjalët, mos m’i thirr LangarecA, se fjalë e rëndë! Të njetit kanë lobu me nda Kosovën, edhe e përkrahnin idenë e tokave të rankoviqit, tash m’kallzoni qysh duhet m’i kursy! Po të njejtit sot bëjnë pazare e i ngrehin për hune parti politike! Ju mundeni me i thirr si të doni, mos ua prishni tymin edhe derisa ata shpifin e keqinformojnë, ju gjeni fjalët më t’buta, nuk po ju përzihem, ama ju lutem ma leni m’u t’i thirri qysh du vet! LANGARECA”, thuhej në postimin e tij.
Në një shkrim tjetër të bërë sërish në shkurt të këtij viti, ai përdori një fjali hyrëse ofenduese, e njohur në TikTok – “Ku jeni o *****”.
Prapë, në po të njëjtin postim, gazetarët i quante “langareca”.
“Për katër vjet, me media, me oligarkë, me miliona, me drejtësi, me Serbi… krejt bashkë edhe krejt këtë marre për 1% në vit a? Heeeej, edhe në fushatë jeni rrasë duke vrapu si langareca edhe prapë s’un e lëvizët! I palëvizshmi, i palëkunduri, i pathyeshmi.. Kryeministri KURTI”, përmbyllej postimi i tashmë Kryetarit të ri të Parlamentit, i cili për Vetëvendosjen, ishte i denjë, por jo edhe për partitë e tjera ndonëse shumica e votuan./Klankosova.tv.
The post “Ku jeni o *****”, deklaratat skandaloze të Bashës ndaj mediave appeared first on Klan Kosova.