Kthehen yjet, atmosfera e mirë në ekip: Dardanët vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e tetorit

news image

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Suedisë, që do të luhen më 10 dhe 13 tetor, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

“Në seancën e sotme, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, ndërsa Lumbardh Dellova u aktivizua në ushtrimet më të lehta për të shmangur ngarkesën. Stafi teknik u fokusua në aspektin taktik, veçanërisht në tranzicionin e shpejtë nga mbrojtja në sulm”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas Federatës, “atmosfera në kampin e Dardanëve është e shkëlqyer, e ku lojtarët po tregojnë përkushtim të lartë, derisa morali për fitore është në nivel maksimal.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/