Paris Saint Germain – Manchester City është kryendeshja e xhiros së parafundit të fazës së parë në Ligën e Kampionëve, e cila zhvillohet të mërkurën.
Si njëra e si tjetra skuadër, nuk janë brenda pritshmërive të tyre në tabelë, andaj me çdo kusht synohen 3 pikët në këtë ballafaqim, njofton Klankosova.tv.
Parisienët gjenden në vendin e 25-të me vetëm 7 pikë, kurse “qytetarët” nga Anglia tri vende më lartë, me një pikë më shumë.
Përballja e parë evropiane e vitit 2025 i takon Evropa Ligës.
Të martën me fillim në orën 16:30, në “Rams Park” të Stambollit, Galatasaray e pret ekipin ukrainas, Dynamo Kiev.
Gallata po kalon formë shumë të mirë si në kampionatin vendor, njejtë edhe në EL, pasi nuk kanë asnjë humbje, raporton Klankosova.tv.
Në Europa League me 3 fitore e po aq barazime, turqit synojnë ta mbyllin fazën e parë në Top-8, për ta siguruar direkt çerekfinalen, andaj fitorja eventuale në ballafaqim me skuadrën nga Ukraina, thuajse do ta bënte realitet një gjë të tillë.
Nga ana tjetër, Dynamo e Kievit nga gjashtë duelet e këtij edicioni në EL, s’ka arritur ta marrë asnjë pikë të vetme.
Kjo përballje transmetohet direkt në Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!
Në të njejtin kanal në 18:45 vjen sfida e vlefshme për Champions League, ndërmjet Atalantas dhe Sturm Grazit, kurse në Sport 2, transmetohet dueli Monaco – Aston Villa.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>