KSHZ: Përfundoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për këshill komunal

KSHZ: Përfundoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për këshill komunal

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë në këshillat komunalë dhe në Qytetin e Shkupit.

Sipas KSHZ-së, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, te komisionet zgjedhore komunale janë dorëzuar gjithsej 312 lista kandidatësh për kryetarë dhe 575 lista kandidatësh për këshilltarë të komunave dhe të Qytetit të Shkupit.


Në këto shifra përfshihen listat e kandidatëve nga partitë politike dhe listat e dorëzuara nga grupet e zgjedhësve.
Numri më i madh i listave për kryetarë dhe këshilltarë është dorëzuar për Qytetin e Shkupit – gjithsej 18 lista për kryetar të Shkupit dhe 20 lista për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Pas përfundimit të këtij procesi, KSHZ do të publikojë të gjitha listat e konfirmuara për secilën komunë që do të marrin pjesë në zgjedhje.