Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, sqaroi se fletëvotimi për zgjedhjen e kryetarit të komunës përmban emrin e fletëvotimit, numrin e fletëvotimit, vendin dhe komunën, emrin dhe simbolin të propozueseve të listave, numrin rendor, emrin dhe mbiemrin e kandidatëve sipas të dhënave nga regjistri civil.
“Fletëvotimi për anëtar të këshillave përmban emrin e fletëvotimit, numrin e vendvotimit dhe emrin e komunës, numrin rendor dhe simbolin nëse ka të propozueseve të listës, emrin dhe mbiemrin e bartësit të listës sipas të dhënave nga regjistri civil.
Edhe këtu, pjesa që mbetet përmban, numrin serik të fletëvotimit, komunën dhe numrin e vendvotimit”, tha kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.
Ndërkaq, anëtarët e KSHZ-së sot miratuan edhe Udhëzuesin për plotësimin e procesverbaleve për formularin numër 16. Kondarko sqaroi se bëhet fjalë për procesverbalet e këshillave zgjedhor, dhe se udhëzuesi shërben për sqarim, precizim dhe lehtësim të punës së këtyre këshillave gjatë përcaktimit të rezultateve të votimit në vendvotime.