KSHZ: Janë konfirmuar 303 lista për kryetar të komunave dhe të Qytetit të Shkupit

KSHZ: Janë konfirmuar 303 lista për kryetar të komunave dhe të Qytetit të Shkupit

Sipas statistikës së marrë nga Komisioni shtetëror të zgjedhjeve, gjithsej lista të konfirmuara për kryetarë të komunave dhe të Qytetit të Shkupit janë 303, ndërsa për anëtarë të këshillave në komuna dhe Këshillin e Qytetit të Shkupit janë konfirmuar 558 lista, kumtoi sonte pres-shërbimi i KSHZ-së.

Për komunat Kumanovë, Aerodrom, Karposh dhe Qytetin e Shkupit, KSHZ informon se ende ka lista që janë në proces të heqjes së parregullsive pas njoftimit të parashtruar nga komisionet zgjedhore komunale. Prej tyre, gjithsej tetë lista për kryetar komune janë në proces të heqjes së parregullsive, ndërsa 20 lista për anëtarë të këshillave komunale dhe këshillit të Qytetit të Shkupit.


Nga listat e parashtruara, janë hedhur poshtu gjithsej pesë lista për kryetar komune dhe atë nga një listë për komunat Butel, Qendër, Kumanovë, Aerodrom dhe Qytetin e Shkupit.

“Pas përfundimit të procesit të konfirmimit të listave të kandidatëve, vijon shorti për të përcaktuar renditjen e listës së vetme të kandidatëve, i cili do të zhvillohet më 25 shtator 2025″, njofton KSH.