Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për “respekt dhe mbrojtje të civilëve” mes luftimeve të vazhdueshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Reagimi i fortë i KNKK-së vjen pasi një pacient u plagos brenda spitalit të tyre fushor, kur plumbat kaluan përmes strukturës spitalore. Spitali i Kryqit të Kuq kishte pranuar 48 pacientë vetëm një ditë më parë, përfshirë gra dhe fëmijë me plagë nga armë zjarri.
“Duhet të tregohet kujdes i vazhdueshëm për të kursyer civilët gjatë kryerjes së operacioneve ushtarake,” tha Julien Lerisson, kreu i delegacionit të KNKK-së për rajonin, transmeton
Ai shtoi se “shkalla e shkatërrimit në Gaza që shohim tani nuk do të na afrojë me paqen ose stabilitetin. Vetëm do të thellojë vuajtjet.”
Sipas organizatës, situata në Gaza është “përtej katastrofës” pas mbi 600 ditësh lufte dhe përballë kufizimeve të ashpra për hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);