Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, sot për herë të parë u bë i mundur stentimi i arterieve karotide.
Kjo arritje u bë e mundur falë bashkëpunimit mes Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare dhe doktorit, Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janinës në Greqi.
Drejtori i kësaj klinike, Hajriz Rudari ka treguar se si shkoi ky intervenim.
âSot kemi zgjedh tre pacient, të tre të gjinisë mashkullore, janë të moshës së shtyrë mbi 70 vjeçarâ¦Pacienti i parë ku është kryer intervenimi ka qenë 72 vjeçar me sëmundje kronike, të cilat na kanë imponuar që të bëhet kjo mënyrë e intervenimit. Intervenimi ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë sepse ka qenë patologjia e pacientit më e komplikuar sesa që kemi pritur dhe ka shkuar me sukses, falënderojmë dhe profesorin Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janines në Greqi, gjithashtu dhe doktor Lulzim Vokrri dhe doktor Luan Jaha, si dhe kolegët e tjerë të Vaskulares, të cilët kanë asistuar në rastin në fjalëâ, tha Rudari.
Për dallim nga herët e kaluara, intervenimi ai tha është më pak invaziv dhe pacientit nuk i shkakton më shumë plagë si dhe gjakderdhje, sikurse bëhej më parë në mënyrën e hapur.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>