E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kryeziu-deputetet-duhet-te-vazhdojne-me-formen-e-hapur-te-votimit-video/Kryeziu: Deputetët duhet të vazhdojnë me formën e hapur të votimit (VIDEO)...

https://klankosova.tv/kryeziu-deputetet-duhet-te-vazhdojne-me-formen-e-hapur-te-votimit-video/Kryeziu: Deputetët duhet të vazhdojnë me formën e hapur të votimit (VIDEO) – Klan Kosova

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka obliguar deputetët e Kuvendit që jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e sotme, të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij.

Kjo u precizua në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar të enjten mbrëma, duke konfirmuar edhe raportimin e Klankosova.tv (GJEJENI KËTU) të bërë ditën e sotme.

Për këtë aktgjykim sonte në Edicionin Special, ka folur ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Kryeziu tha se Kushtetuesja ka sqaruar se votimi duhet të vazhdojë në formën e hapur.

“Po, kryesuesi i Parlamentit është një person teknik dhe jo vendimarrës. Ai është dashur që t’i zbatojë ato pikat të cilat i ka trajtuar bashkë me ish-kryetarin e Parlamentit. Dhe nuk ka pasur nevojë të hyjë në këso tema të paqena që kanë shkaktuar dëme, e dëmi kolateral është se nuk është konstituar Kuvendi”, tha Kryeziu në Klan Kosova./ Klankosova.tv.

The post Kryeziu: Deputetët duhet të vazhdojnë me formën e hapur të votimit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT