Zohran Mamdani u ul me reperin e njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, për episodin më të ri të “Fuck That’s Delicious”.
Dyshja u takua në një restorant jemenas i quajtur “Jannat Aden”, në Sheepshead Bay, Brooklyn për iftar. Pasi Mamdani bëri iftar me çaj dhe hurme, çifti shijoi disa ushqime klasike nga Jemeni, përfshirë peshk të fërguar, qengj haneeth, salta dhe pulë agda.
Bronson, që emrin e vërtetë e ka Arian Asllani, e pyeti Mamdanin se si po ndihej për qytetin e Nju-Jorkut. “Ndihem mirë për qytetin”, tha ai.
“Si përfaqësues i lindur dhe i rritur në Qytetin e Nju Jorkut, vetëm po shpresoj që do ta bësh punën si di më së miri. Vetëm kjo ka rëndësi, a po kupton? Vetëm kjo ka rëndësi, o njeri”, tha Bronson.
“Të rritesh në këtë qytet dhe më pas të bëhesh kryebashkiak i tij, është si një ëndërr e realizuar. Është tjetër nivel”, u shpreh më tej Mamdani.
Mamdani ka lindur në Ugandë në vitin 1991 dhe u zhvendos në Qytetin e Nju Jorkut në moshën shtatë vjeçare, dhe u bë qytetar amerikan më 2018. Bronson është o lindur në Nju Jork që është rritur në Queens, por që ka prejardhje shqiptare. /Klankosova.tv


