E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kryetari-i-listes-serbe-ftohet-per-intervistim-nga-prokuroria-speciale/Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale? - Klan...

https://klankosova.tv/kryetari-i-listes-serbe-ftohet-per-intervistim-nga-prokuroria-speciale/Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale? – Klan Kosova

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, raportohet se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Intervistimi i Elek nga PSRK-ja do të bëhet nesër nga ora 13:30, shkruan Kossev transmeton Klankosova.tv.

Marrja në pyetje e kreut të LS-së ka të bëjë me protestat dhe barrikadat e vendosura në veri në vitin 2022.

Ftesa për të u konfirmua nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas një takimi në Bruksel.

Sipas tij ftesa të ngjashme kishin marrë edhe Igor Simiq dhe serbë të tjerë, të akuzuar për terrorizëm.

Derisa intervistimi i paraparë më 4 qershor është shtyrë në një datë brenda muajit.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie do të intervistohet Zllatan Elek.

Por, nga subjekti i tij siç shkruan Kossev, është konfirmuar se Elek do të paraqitet për intervistim./Klankosova.tv.

The post Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT