Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i hapi dyert ekipit të Klan Kosovës për një intervistë ndryshe, në të cilën foli si për jetën profesionale, ashtu edhe për anën personale.
Në emisionin “Weekend” të Klan Kosovës, mikpritja nuk mungoi, ndërsa Lladrovci ndau edhe emocione të veçanta nga e kaluara, duke përmendur intervistën ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë në Rubikon nga paraburgimi në Hagë, e cila, siç tha ai, e riktheu emocionalisht në vitet e vështira të luftës dhe bashkëpunimit me shokët e idealit.
Përveç kujtimeve, ai tregoi edhe për mikpritjen që u kishte bërë bashkëluftëtarëve, si dhe për një moment të veçantë që kishte ndarë me Thaçin.
Lladrovci tha se malli për ish-presidentin, i cili ndodhet në Hagë tash e pesë vjet, është i madh. Ai e cilësoi Thaçin si mik të afërt dhe si të vetmin person që, sipas tij, do të mund ta pajtonte me bashkëpartiakun e tij, Sami Lushtaku – me të cilin ka pasur shpeshherë përplasje dhe mospajtime. /Klankosova.tv
The post Kryetari i Drenasit: Hashim Thaçi është vetë historia (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.