E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKryetarët verior: Zeqiri e Peci garojnë, Hetemi i pavendosur

Kryetarët verior: Zeqiri e Peci garojnë, Hetemi i pavendosur

U zgjodhën kryetarë pa garë të fortë, por shkuan në komuna në kushte të jashtëzakonshme.

Këto poste në katër komunat veriore dy kryetarë po i synojnë prapë. E i treti ende nuk ka qëndrim.

Izmir Zeiqiri i Zubin Potokut në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës. Ky i fundit ia konfirmoi vetë këtë Klanit .

Edhe Ilir Peci po e aspiron sërish vendin e të parit të Zveçanit. Ani se u pati përballë me hallakam njësoj sikurse Izmir Zeqiri.

Ky pret qe zyrtarizimi i kandidaturës së tij të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Por hallakama që u bë në Leposaviq kur më 2023  këtë post e mori Lulzim Hetemi i Vetëvendosjes, nuk dihet nëse ka ndikuar, në dëshirën e këtij të fundit që të kandidojë sërish.

I pari i Leposaviqit, që gjatë trazirave pati qëndruar gati gjashtë muaj brenda objektit komunal, nuk e ka ndarë mendjen ende për këto zgjedhje.

Ndryshe nga këta nuk dihet nëse Erden Atiqi do të jetë sërish kandidat i Vetëvendosjes për Mitrovicën Veriore, pasi të dielën i njëjti ishte i pa qasshëm.

Në këto katër komuna veriore në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u zhvilluan para gati dy vite e gjysmë, serbët e patën bojkotuar këtë proces.

The post Kryetarët verior: Zeqiri e Peci garojnë, Hetemi i pavendosur appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT