Tuesday, April 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKryesenatori demokrat Trumpin e quan ‘person tepër të sëmurë’ pas kërcënimit ndaj...

Kryesenatori demokrat Trumpin e quan ‘person tepër të sëmurë’ pas kërcënimit ndaj Iranit

Udhëheqësi i pakicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara, senatori demokrat, Chuck Schumer, e ka quajtur presidentin amerikan, Donald Trump, “person tepër të sëmurë”.

Këto fjalë të senatorit demokrat erdhën pas kërcënimit të Trumpit në rrjetin “Truth Social” se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte”, nëse Irani nuk e respekton afatin e vendosur prej ShBA-së për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, raporton gazeta “The Guardian”.

“Secili republikan që refuzon të na bashkohet në votimin kundër kësaj lufte të zgjedhur e të shfrenuar ka në pronësi secilën pasojë të çfarëdo dreqin që është kjo” – shkroi senatori demokrat në llogarinë e tij në rrjetin X, duke e shpërndarë postimin e Trumpit, në të cilin presidenti, mes tjerash, shkroi: “Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u kthyer kurrë më. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë.”

Senatori tjetër demokrat, Chris Murphy, i cili është anëtar i Komisionit për Marrëdhënie të Jashtme, tha se plani i Trumpit është që “të vrasë mijëra iranianë të pafajshëm dhe të shpresojë për një luftë civile që disi do të përfundojë me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit”.

Murphy gjithashtu e vuri në pah edhe krizën globale të energjisë që është shfaqur pas fillimit të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, e karakterizuar nga rritja e çmimit të karburanteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT