E mërkurë, 21 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeKryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe

Kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe

Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, ishte këtë të mërkurë në Tiranë, ku bashkë me kreun e SPAK, Altin Dumani, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në lidhje me aksionin e fundit ku u godit një rrjet italo-shqiptar i trafikut të kokainës dhe u sekuestruan pasuri me vlerë miliona euro.

Në fjalën e tij, kryeprokurori Rossi falënderoi SPAK për bashkëpunimin dhe vlerësoi Prokurorinë e Posaçme për kapacitetin që ka treguar në goditjen e krimit të organizuar.

Rossi tha se mafia shqiptare është tashmë një forcë ndërkombëtare, e shtrirë në shumë vende të botës, dhe se është i nevojshëm angazhimi i fortë i autoriteteve shqiptare për ta luftuar atë.

“Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë prej 10 vitesh për të luftuar krimin në Shqipëri dhe Itali. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar, dhe në veçanti SPAK, janë shumë të afta për kapjen e veprave penale, bashkë me ne. Kjo forcë e përbashkët është shumë e rëndësishme,” deklaroi Rossi.

“Për fat të keq, mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe, por populli shqiptar, përmes prokurorëve shqiptarë, do të jetë në gjendje ta luftojë këtë ‘kancer’. Bashkëpunimi është perfekt dhe i sinkronizuar – arritëm këtë objektiv. Ka një prezencë të policisë italiane dhe shqiptare që janë këtu me ne dhe që bashkë me ne arritën këto rezultate,” shtoi ai, raporton euronewsalbania.

Ky aksion, i koduar “URA”, është pjesë e një hetimi të gjerë të koordinuar nga Eurojust, Interpol, Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe në Itali, si dhe SPAK në Shqipëri. Hetimet kanë zbuluar një strukturë të konsoliduar të trafikut të kokainës dhe heroinës, që përfshinte rrugë logjistike nga Ballkani drejt Italisë dhe më tej në Evropën Veriore.

Operacioni ka rezultuar me 52 urdhër-arreste dhe sekuestrime pasurish me vlerë miliona euro, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme në vijim të hetimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT