Kryeparlamentari Basha viziton Prekazin

news image

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka zhvilluar një vizitë në Kompleksin Memorial në Prekaz, vetëm pak ditë pasi u përball me akuza pas publikimit të një teksti akademik, ku emri i tij ishte paraqitur si bashkautor.

Në atë punim, ndër të tjera, përmendej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte financuar nga trafikantë droge.

Basha e ka mohuar kategorikisht se ka shkruar një gjë të tillë, duke theksuar se përgjegjësia e tij në punim ka qenë vetëm mbi kapitullin që trajton fundamentalizmin islamik. Ai ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të pjesëve të tjera të punimit deri në momentin kur ai u publikua pas zgjedhjes së tij si kryeparlamentar.

“Kërkoj falje për pakujdesinë time. Duhet ta pranoj që kam qenë i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Unë kam kërkuar që të tërhiqet kapitulli dhe emri im nga punimi. Unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë. Unë kërkoj falje për pavëmendjen time, por askush nuk mund ta vë në dilemë atdhetarizmin tim”, tha Basha të hënën në një konferencë për media, ku paralajmëroi gjithashtu vizitën në Prekaz dhe në familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeparlamentari Basha viziton Prekazin appeared first on Sinjali.