Kryeministrja e Nepalit thotë se do ta dorëzojë detyrën pas gjashtë muajsh

news image

Kryeministrja e Nepalit, Sushila Karki, ka bërë publike se do të qëndrojë në detyrë për jo më shumë se gjashtë muaj, deri pas zgjedhjeve të përgjithshme që janë caktuar të mbahen më 5 mars 2026.

Duke folur për herë të parë që kur mori detyrën, Karki deklaroi se nuk ishte dëshira e saj të marrë postin e kryeministres, por se u ndje e detyruar ta pranonte pas kërkesave të shumta nga protestuesit.

Ajo tha se detyrën do ta dorëzojë menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat janë vendosur për 5 mars 2026.

Karki mori postin pas një marrëveshjeje mes udhëheqësve të protestave “Gjenerata Z”, pas protestave masive që u nxitën nga një ndalim i platformave të mediave sociale dhe që shfaqën zemërimin ndaj korrupsionit dhe padrejtësisë.

Ajo tha se: “Ne duhet të punojmë sipas mendimit të gjeneratës Z. Ajo që kërkon ky grup është fundi i korrupsionit, qeverisja e mirë dhe barazia ekonomike.”

Karki gjithashtu u shpreh e turpëruar për shkatërrimin e institucioneve gjatë protestave: “Nëse ishin nepalezë ata që shkatërruan këto struktura thelbësore, si mund të quhen nepalezë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/