Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, e ka quajtur luftën SHBA-Izrael me Iranin “një gabim të jashtëzakonshëm”, duke shtuar se konflikti është “qartësisht jashtë ligjshmërisë ndërkombëtare”.
Ai ka shtuar se beson se “mes vendeve aleate është mirë të ndihmosh kur dikush ka të drejtë dhe gjithashtu të theksosh kur dikush është gabim ose po bën një gabim, siç është rasti”, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Si kujtesë, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një embargo të plotë tregtare ndaj Spanjës, si reagim ndaj refuzimit të saj për t’i lejuar SHBA-së përdorimin e bazave të përbashkëta në Morón dhe Rota për sulme ndaj Iranit.
Ndërkohë, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka thënë se populli iranian “ka të drejtë të përcaktojë lirisht fatin e vet”, duke paralajmëruar se Irani “nuk duhet të bëhet një vend për luftëra me ndërmjetës”.
Megjithatë, Gjermania po sheh “rreziqe në rritje” ndërsa luftimet vazhdojnë, thotë ai – duke përfshirë “integritetin territorial” dhe “shtetësinë” e Izraelit, si dhe sigurinë e partnerëve të Gjermanisë në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


