Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si një akt “të rëndë dhe tmerrësisht të papërgjegjshëm” që rrezikon destabilizimin e mëtejshëm të një rajoni tashmë të tensionuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një postim në rrjetin social X, Sharif i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa për të parandaluar çdo përshkallëzim që mund të kërcënojë paqen rajonale dhe globale.
Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet më të thella për popullin iranian për humbjet e jetëve nga sulmet. Pakistanit, që nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, po kujdeset për sigurinë e qytetarëve të tij në Iran, ndërsa ministri i Jashtëm, Ishaq Dar, njoftoi formimin e një njësi emergjence për menaxhimin e krizës dhe ndihmën ndaj nënshtetasve pakistanezë në vendin fqinj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!