Kryeministri Kurti takohet me kryeministrat e Grenadës dhe Belizesë

news image

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka takuar të premten në New York kryeministrat e Grenadës dhe Belizesë.

Siç ka njoftuar Kryeministria, me kryeministrin e Belizesë, John Briceno, Kurti ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik.

“Kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij për progresin e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe demokratik, si dhe të sigurisë dhe mirëqenies, dhe e falënderoi atë për mbështetjen e Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ai po ashtu theksoi se ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës janë në Belize, si pjesë e angazhimeve për siguri dhe bashkëpunim në kuadër të misionit bashkëzbarkues me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim.

Belize e ka njohur Kosovën në gusht të 2008-s, ndërsa më 2016 shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/