Wednesday, March 25, 2026
spot_img
HomeLajmeKryeministri Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan

Kryeministri Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar sot rezistencën heroike në Gllogjan të Deçanit, më 24 mars 1998, ku njësite të policisë serbe sulmuan fshatin, por u përballën me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Luftëtarët e familjes Haradinaj dhe të tjerë arritën të zmbrapsin forcat serbe, ndërsa disa ranë dëshmorë duke mbrojtur fshatin dhe nxënësit e marrë peng.

Kurti nderoi heroizmin e tyre dhe lavdëroi veprën e dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë e rezistencës së Gllogjanit si një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës gjatë luftës çlirimtare.

“Hilmi Haradinaj me djemtë e tij Ramushin, Shkelzenin, Dautin, Frashërin dhe Enverin, me motrën e tyre Memen, bashkë me kushërinjt Rasimin dhe Bujarin, si dhe me nipin Kujtim Zeneli, përkundër gjasave të pakta përballë forcave të shumta serbe, arritën t’i zmbrapsin ata. Rezistenca e tyre e armatosur dhe plot heroizëm, u shkaktoi humbje të mëdha forcave serbe, që në mbrëmje u tërhoqën të mposhtura. Në anën tjetër të fshatit, duke dashur t’i ndihmojnë nxënësit e marrë peng në shkollën e fshatit Shaptej, ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj. Atë ditë, më 24 mars 1998, u plagos rëndë dy herë Ramush Haradinaj, por arriti t’u mbijetonte plagëve duke e vazhduar luftën si Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Kurti.  /Klankosova.tv
LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT