Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u përlot në një konferencë shtypi të enjten mbrëma, pas raportimeve për një telefonatë âtë nxehtëâ me Donald Trump .
Trudeau i cili pati paraqitjen e tij të fundit si lider, i kërkoi kombit që të ngrihen në këmbë kundër partnerit tregtar që është shumë më i madh se ata.
Trump tash e disa muaj u tallur me kryeministrin kanadez, duke e quajtur atë âGuvernator Trudeauâ dhe duke u zotuar se do ta bëjë vendin âshtetin e 51-tëâ të Amerikës .
Trudeau tha: âNe duam të vazhdojmë të jemi të fortë dhe të vendosur në përgjigjen tonë dhe do të vazhdojmë të jemi aty për njëri-tjetrin sepse uniteti që kanadezët po ndiejnë tani është në fakt gjëja më e rëndësishme për të qenë në gjendje të ngrihemi kundër partnerit tregtar që është shumë më i madh se ne”, transmeton Klankosova.tv
âJemi në një moment tani kur Kanadaja ka një pozicion shumë, shumë të fortë negociues, sepse kanadezët janë kaq të bashkuar për të mbrojtur vendin tonë, për të mbrojtur bashkëqytetarët tanë dhe duke qenë shumë, shumë të vendosur që kjo është një luftë tregtare absolutisht e pajustifikuar dhe e pajustifikueshme e nisur nga amerikanët, dhe kjo është ajo që ne do të vazhdojmë.â
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>