Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqje të dielën, duke hapur rrugën për një garë emergjente për lidership brenda Partisë Liberal Demokrate dhe duke sjellë me vete një periudhë të mundshme pasigurie politike për vendin.
Në një konferencë për shtyp, 68-vjeçari tha se do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet pasardhësi i tij, ndërkohë që i bëri thirrje partisë së tij të organizojë menjëherë procesin për zëvendësim.
“Me Japoninë që ka nënshkruar marrëveshjen tregtare dhe presidentin që ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv, ne kemi kaluar një pengesë kyçe”, ka thënë Ishiba, zëri i të cilit dukej sikur përshkonte emocionet.
“Do të doja t’ia kaloja stafetën brezit të ardhshëm”, ka shtuar ai.
Dorëheqja e tij vjen pas humbjes së shumicës së koalicionit qeverisës në zgjedhjet e fundit për të dy dhomat e parlamentit, përballë pakënaqësisë në rritje të votuesve për shkak të rritjes së kostos së jetesës.
Edhe pse kishte refuzuar thirrjet për të dhënë dorëheqje pas disfatës në zgjedhjet për dhomën e sipërme në korrik, Ishiba ishte përqendruar në përmbylljen e një marrëveshjeje tregtare me Shtetet e Bashkuara, që kishte tronditur industrinë e automobilave në Japoni për shkak të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!