Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Ahmedabad, ku një aeroplan i kompanisë “Air India” me 242 pasagjerë u rrëzua pak pas ngritjes, shkruan Gazeta Sinjali.
“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe trishtuar. Është zemërthyes përtej fjalëve”, shkroi Modi në një postim në platformën X.
Ai tha se në këtë moment të vështirë, mendimet e tij janë me të gjithë të prekurit nga aksidenti. Sipas tij, po merren të gjitha masat për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre.
Modi bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrat dhe autoritetet përkatëse, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në vendin e ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!