Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kritikuar ashpër përpjekjet e Bashkimit Evropian për të zgjeruar kompetencat qendrore, duke i quajtur ato një përpjekje për ndërtimin e një “perandorie burokratike” nga Brukseli, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një intervistë për radion publike hungareze, ai deklaroi se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për të parë nëse burokratët evropianë do të arrijnë të marrin edhe më shumë fuqi dhe financa nga shtetet anëtare.
Orban tha se përballja me krizat në BE ka çuar shpesh në zgjerim kompetencash që në fund nuk kanë sjellë zgjidhje.
“Nuk duhet të lejojmë që Brukseli të marrë më shumë para dhe më shumë kompetenca për të ndërtuar kontrolle të centralizuara ekonomike”, paralajmëroi ai, duke kundërshtuar idenë e huamarrjes së re nga ana e BE-së.
Kryeministri hungarez ngriti gjithashtu shqetësimin për një garë të mundshme armatimesh me Rusinë, duke thënë se kjo do të ishte e dëmshme për ekonominë hungareze: “Kjo do të gëlltiste paratë tona”.
Ai kërkoi një debat të thellë mbi të ardhmen e mbrojtjes evropiane, duke theksuar se ruajtja e sovranitetit kombëtar duhet të mbetet prioritet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);