Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, në mes të zhvillimeve të tensionuara në Lindjen e Mesme. Biseda, e iniciuar nga Netanyahu, u fokusua në nevojën për diplomaci dhe de-përshkallëzim të krizës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve pranë zyrës së kryeministrit grek, Mitsotakis theksoi se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore, por zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut diplomatik.
Ai kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rrjedhjen e pakufizuar të ndihmave humanitare, duke paralajmëruar për rrezikun që hapja e fronteve të reja të luftës paraqet për rajonin.
Në Athinë, u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e KΥΣΕΑ-s, ku u diskutua situata në rajon dhe u konfirmua gatishmëria e plotë e Greqisë.
Ministria e Jashtme greke ka aktivizuar Njësinë e Menaxhimit të Krizave dhe ka dhënë udhëzime për shtetasit grekë në Izrael dhe Iran, ku ndodhen rreth 4,500 dhe 50-70 persona përkatësisht.
Ministri i Jashtëm Georgios Gerapetritis tha se plani i evakuimit është gati për tu zbatuar në rast nevoje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!