E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeKryediplomati ukrainas bisedon për “paqe të qëndrueshme” me emisarin e SHBA-sëSinjali

Kryediplomati ukrainas bisedon për “paqe të qëndrueshme” me emisarin e SHBA-sëSinjali

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka biseduar me të dërguarin amerikan, Keith Kellogg, për mënyrat se si të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në konfliktin me Rusinë.

Vizita e Kelloggut në Kiev po zhvillohet në kohën e rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Po ashtu, SHBA-ja dhe Rusia kanë mbajtur bisedime për përmirësimin e raporteve, por edhe për përfundimin e luftës në Ukrainë. Por, në takimin e mbajtur në Riad më 18 shkurt nuk ishte e pranishme Ukraina.

“I afirmova gatishmërinë e Ukrainës për të arritur paqe përmes forcës dhe vizionit tonë për hapat e nevojshme”, shkroi Sybiha në X.

Ai ia përsëriti Kelloggut, i cili po qëndron në Kiev që nga e mërkura, se do të “ulem dhe do të dëgjoj” si pjesë e misionit të tij, duke theksuar se siguria e Ukrainës dhe ajo transatlantike janë “të pandara”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me Kelloggun sot. I dërguari i posaçëm amerikan veçse është takuar me komandantin e ushtrisë ukrainase dhe me udhëheqësit e shërbimeve të posaçme dhe të inteligjencës, raporton REL.

Në dy ditët e fundit, Trump ka sugjeruar se e fajëson Ukrainën për nisjen e luftës me Rusinë më 2022 dhe e ka quajtur Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”. Ai po ashtu ka thënë se mbështetja e publikut për Zelenskyn është e ulët.

Zelensky i është përgjigjur akuzave të Trumpit duke thënë se ai ka ngecur “në hapësirën e dezinformimit” që vjen nga Rusia, por një ditë më vonë ka deklaruar se ai shpreson në pragmatizmin amerikan.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498