Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha para gazetarëve se një armëpushim për luftën e Gazës mund të shpallet të mërkurën në mbrëmje, nëse Izraeli e Hamasi arrijnë një marrëveshje këtë mbrëmje.
“Nëse konsensusi arrihet sot, armëpushimi do të ndërmjetësohet” – tha kryediplomati turk, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
“Palët shfaqën gatishmëri të lartë për lirimin e të burgosurve dhe pengjeve” – tha më tej Fidan krahas homologut sirian, Asaad al-Shibani.
Sipas ministrit turk, bisedimet në Egjipt janë të përqendruara në katër prioritete, mbi të cilat “shumë progres është arritur deri më tan”: lirimi i pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, vijat e tërheqjes së ushtrisë izraelite,
Ndërkohë, një zyrtar izraelit paralajmëroi se deklaratat pozitive që po vijnë nga zyrtarët amerikanë dhe egjiptianë duket se kanë për qëllim që t’i shtyjnë përpara bisedimet në vend të pasqyrimit të vërtetë të gjendjes së tyre dhe se Izraeli është shumë më i matur në vlerësimet e tij.
Sipas tij, arritja e zyrtarëve të lartë nga vendet ndërmjetësuese gjithashtu nuk është patjetër shenjë e afrimit të marrëveshjes, por qëllimi i këtij veprimi është rritja e mundësive për nënshkrimin e njëfarë marrëveshjeje.
Zyrtari izraelit tha më tej se lirimi i të burgosurve palestinezë të profilit të lartë, përfshirë Marwan Barghouti-n, është fokus i rëndësishëm në bisedimet e tërthorta tani për tani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!