Kryediplomati italian kërkon “riunifikimin e Ballkanit Perëndimor me familjen europiane”: Do të forcohej Europa si tërësi

news image

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar se projekti i integrimit evropian mbetet i paplotësuar pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Hyrja e vendeve të rajonit në BE do ta forcojë Evropën në tërësi. Qeveria italiane i jep Ballkanit Perëndimor prioritetin më të lartë,” theksoi Tajani, duke shtuar se “procesi i integrimit të tyre evropian do të jetë investimi më i rëndësishëm strategjik për Unionin.”

Deklaratat ai i bëri në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të 80-të të OKB-së, ku organizoi dhe kryesoi një takim të ri të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Ansa.it, transmeton Gazeta Express.

Në takim morën pjesë ministra dhe përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Austria, Çekia, Kroacia, Greqia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryediplomati italian kërkon “riunifikimin e Ballkanit Perëndimor me familjen europiane”: Do të forcohej Europa si tërësi appeared first on Sinjali.