Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në zonën e Graçanicës.
Sipas njoftimit të bërë në Facebook, shkak është një rrjedhje në gypin DN 160 në rrugën Brigada 153.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht në këto rrugë:
Brigada 153
Minatori
Mramorit
Shkëlzen Syla
10 Qershori
Florina
Ramë Haxholli
Adnan Loku
Ekipet e Ujësjellësit po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa furnizimi pritet të rikthehet sapo të përfundojnë punimet”, shkruan KRU Prishtina./Klankosova.tv


