KRU “Prishtina” gjen një pishinë të mbushur përmes një lidhjeje ilegale (FOTO)

KRU “Prishtina” gjen një pishinë të mbushur përmes një lidhjeje ilegale (FOTO)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se e kanë shkyçur një konsumator i cili e ka mbushur pishinën përmes një lidhjeje ilegale.

Përmes një njoftimi thuhet se inspektorët e saj identifikuan këtë dhe se me personin do të ndiqen “procedurat tjera përkatëse”.

“Nga Inspektoret është identifikuar mbushja e pishinës përmes një lidhjeje ilegale, jashtë ujëmatësit. Konsumatori është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedurat tjera përkatëse. TURP!”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

The post KRU “Prishtina” gjen një pishinë të mbushur përmes një lidhjeje ilegale (FOTO) appeared first on Klan Kosova.